Kiessling ‘blindohet’ nga Leverkusen

Bayer Leverkusen e ka ‘blinduar’ futbollistin Stefan Kiessling. Sulmuesi gjerman, që aktualisht është golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 16 gola, e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2015.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjerman përmes uebfaqes zyrtare. 26 vjeçari ishte transferuar tek “farmaceutikët” në vitin 2006 nga Nurnberg.
Nga 122 ndeshje të zhvilluara me Leverkusen, ai ka realizuar 43 gola. Po ashtu, nga viti 2007, Kiessling është pjesë e përfaqësueses gjermane, me të cilën ka vetëm 3 paraqitje.