Chealse Inter, luhet në mbrëmje për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Chelsea do te luaje kunder Interit ne ndeshjen qe do te percaktoje se cila nga te dyja skuadrat do te vazhdoje aventuren ne çerekfinalet e Liges se Kampioneve. Ne “Stanford Bridge” te Londres do te kete edhe nje sfide tjeter, ajo mes Mourinhos dhe te shkuares se tij. Interi vjen ne kete takim pas fitores 2-1 ne ndeshjen e vajtjes, por ky rezultat nuk i mjafton zikalterve per te qene te sigurte per kualifikimin.
Chelsea i drejtuar nga Carlo Ancheloti nje rival historik i Interit do te kerkoje me cdo kushte fitoren per te vazhduar aventuren ne Champions. Keshtu eshte shprehur trajneri i bluve te Londres. “Nuk duhet te mendojme asgje tjeter, pervecese te fritojme kete ndeshje te rendesishme. Te gjithe lojtaret e dine kete dhe jane te motivuar per te dhene maksimumin. E rendesishme eshte te mos pesojme gol”, ka thene Anceloti, i cili do te luaje me portierin e trete Ros Turn Bull, pas demtimit te Ceh dhe Hilario, ndersa pjesa tjeter e skuadres eshte e gatshme perfshire edhe mbrojtësin Ricardo Carvallo, i cili eshte rikuperuar nga demtimi.
Nderkohe, Interit i mjafton edhe nje barazim per te siguruar bileten per ne çerekfinalet e Liges se Kampioneve. Zikalterit vijne ne kete takim me nerva te tendosura pas ecurise negative ne serine A, por Mourinho i ka kërkuar skuadres se tij te jete e përqendruar vetem te ndeshja e sotme.
“Nuk duhet te mendojme per kampionatin ne kete moment. Kemi nje ndeshje te rendesishme per te luajtur dhe te gjithe futbollistet duhet te jene te përqendruar. Sigurisht eshte nje sfide speciale per mua, por tani dua te mendoj vetem per kualifikimin”, ka thene Mourinho, i cili ka lene jashte skuadres Mario Balotelin, nderkohe qe Uesli Shnajder pritet te luaje qe nga minuta e pare pasi kaloi gjendjen gripale.
Ne ndeshjen tjeter te dites se sotme, Sevilja do te prese CSKA e Moskes. Spanjollet jane te favorizuar pas barazimit 1-1 ne ndeshjen e vajtjes.
Nertan Prifti