E Diel, 1 Nëntor 2026

Kiev/ Vazhdojnë sulmet nga Rusia, mijëra persona largohen nga kryeqyteti

Rusia ka ndërmarrë sulme të reja gjatë natës ndaj Kievit dhe rajonit përreth, duke goditur infrastrukturën dhe një urë të rëndësishme mbi lumin Dnipro.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se ura veriore u godit gjatë ofensivës, ndërsa ekipet e emergjencës u dërguan në zonë. Nga sulmet janë dëmtuar gjithashtu linja elektrike dhe infrastruktura të tjera. Mijëra persona po largohen nga kryeqyteti ukrainas pas bombardimeve.

Në Hostomel, në rajonin e Kievit, dronët rusë goditën disa magazina farmaceutike. Sipas autoriteteve ukrainase, katër persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një vajzë e mitur

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›