E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin/ Zjarri afrohet afër banesave, digjet një shtëpi

Prej 57 orësh vijon lufta me flakët në Peqin. Zjarri që ka përfshirë disa zona vijon të përhapet, ndërsa era e fortë ka favorizuar avancimin e flakëve gjatë natës.
Terreni i vështirë po e komplikon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat vijojnë betejën në terren.
Flakët janë afruar pranë banesave, ndërsa një shtëpi është djegur në fshatin Aspiraj.
Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›