E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kievi bombardon aeroportin e Melitopolit dhe qytetin rus të Belgorodit! Moska: Nuk ka viktima

Kievi ka sulmuar aeroportin e Melitopolit ku ndodhet forcat ruse dhe Belgorodit, qytetin rus në kufi më Ukrainën.

Melitopoli ndodhet në juglindje të Ukrainës, ku është kthyer në një bazë ushtarake për vendosjen e trupave ruse. Shpërthimet e fuqishme kanë ndodhur rreth orës tre të mëngjesit, duke shkaktuar një re të dendur tymi. Sipas Moskës nuk ka viktima nga sulmet në afërsi të aeroportit, që kontrollohet nga forcat ruse.

Shpërthime pati edhe në qytetin rus të Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën. Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit të Belgorodit, tha se shpërthimet shkaktuan një zjarr në një ndërtesë banimi duke lënë 3 të plagosur.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›