Kievi nën sulmin e raketave ruse, goditen edhe tri anije mallrash në portet ukrainase

Kryeqyteti ukrainas, Kiev, është nën sulm nga raketat ruse, tha kryebashkiaku i qytetit Vitali Klitschko.
Reuters, duke cituar dëshmitarë okularë, raporton se shpërthime po dëgjohen në kryeqytet. Ndërkohë, më herët sot, forcat ruse goditën edhe dy anije mallrash dhe një cisternë në portet ukrainase dhe në Detin e Zi.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, një anije mallrash u godit në portin e Pivdenny dhe tjetra në Detin e Zi, ndërsa cisterna u godit në portin e Odessa.
Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se të tre anijet u përdorën për të furnizuar ushtrinë ukrainase.