E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kika e Klodi, theksojnë mendimet e tyre

23/04/10 17:16

Kika dhe Klodi qëndrojnë në dhomë duke bisedauar për një kohë të gjatë. Ata e nisin bisedën që nga këngëtarët që kanë patur idhuj para disa vitesh. Kika pyet Klodin se si po ndihet këto kohë brenda shtëpisë dhe a është mërzitur ndopak. Klodi përgjigjet se ka filluar të mërzitet pak e Kika shton se sot kanë mbushur plot tre muaj që jetojnë në shtëpinë e BB, e thotë se po e ndjen shumë mungesën e familjes së tij. Klodi përgjigjet se kjo është mëse evidente dhe nuk ka vend as për pyetje. Ai tregon për veten se para se të futej në BB, ka menduar se do të jetë thjesht një eksperiencë për të, por tani që kanë kaluar dy muaj që ndodhet aty është bërë pjesë e rëndësishme e tij. Klodi shprehet se që në kohën që është larguar Olta, situata për të ka ndryshuar, pasi atij i është larguar një shoqe me të cilën ndjehej shumë mirë. Kika shprehet se e kupton pasi e njëjta gjë i ka ndodhur me Valonin, pasi afërsia me tij i ka muguar pas daljes. Kika thotë se tani të gjithë duhet ti japin vetes forcë, pasi ka kaluar koha më e madhe. Klodi shprehet se ai nuk ka qëndruar asnjëherë i mbyllur, por përderisa e ka marrë përsipër këtë sfidë, do ta çojë deri në fund. Kika përgjigjet se nuk e ka menduar se do të rezistonte kaq gjatë, e Klodi shton se të gjithë kur futen mendojnë që rëndësi ka pjesmarrja në këtë lojë, por çdo ditë që kalon, dëshira për të fituar bëhet më e madhe. Klodi thotë se atij do ti mungojnë ditët e qëndrimit në shtëpi kur të dalë jashtë. Kika shprehet se kjo eksperiecë e ka forcuar Klodin. Ky i fundit e pohon, por ka dhe dyshimet e tij për faktin e të qënit i pranuar nga banorët. Klodi shton se ai është munduar të përshtatet sa më mirë me banorët e tjerë të shtëpisë dhe mendon se ia ka arritur qëllimit. Kika shprehet se e vlerëson Klodin për inisiativën e tij për ta shpallur orientimin e tij seksual para një publiku të gjerë, e madje mund të thuhet se ka arritur të thyejë një tabu paçka se tashmë është i njohur ky fakt. Klodi shprehet se në rradhë të parë ai përfaqëson veten e tij dhe është i kënaqur që ka marrë pjesë në këtë Reality Show. Ai shton se shpreson që njerëzit e tij të mos e paragjykojnë, por ata që e duan, duhet ta pranojnë ashtu siç është.
Kika i thotë Klodit se ai duhet të përballet me realitetin dhe të presë dhe reagimet e të tjerëve pa u shqetësuar. Kika shton se dhe ai ka vuajtur shumë në jetë, por nuk i ka treguar pasi e ka të vështirë të flasë, ndryshe nga banorët e tjerë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›