E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutim për nominimet dhe banorët

23/04/10 14:0

Mandi dhe Klodi dalin në kopësht dhe flasin për nominimet. Klodi e pyet Mandin se si po ndihet këtë javë që është në nominim dhe ai përgjigjet se i ka marrë parasysh këto gjëra që para se të futet në lojë. Mandi shprehet se ai ka menduar se do të ishte që javën e parë në nominim, dhe është habitur që kjo ka ndodhur javën e tretë. Klodi tregon se ai është nominuar që javën e parë, por tani banorët janë bërë më tolerantë pasi më parë i sulmonin menjëherë të rinjtë. Mandi thotë se Klodin e kanë nominiuar që në fillim pasi nuk e kanë njohur dhe Klodi shprehet se ky është problemi, që banorët nominojnë persona që nuk i njohin mirë. Mandi shprehet se Oltën e kanë bombarduar me nominime, e po ashtu dhe Edin. Mandi shton se duhet një arsye e fortë për personin që do të nominosh. Klodi thotë se këtë javë do të jetë me siguri i nominuar, por Mandi përgjigjet se nuk i dihet se kush do të dalë këtë javë pasi raportet mund të ndryshojnë.
Më pas atyre iu bashkohen dhe Erioni me Jonën dhe dy djemtë i ngacmojnë të sapoardhurit. Klodi i thotë Jonës që të mos shkojë më në Afrikë, pasi ata kanë nevojë për të. Mandi dhe Jona i kthehen Erionit duke e ngacmuar dhe Klodi u thotë ta lënë të qetë Erionin. Mandi i thotë Klodit se ai nuk duhet ta mbrojë Erionin, pasi kur Mandi ka bërë të njëjtën gjë me Seldin, ai i ka thënë të mos e mbrojë. Klodi përgjigjet se Mandi ka qenë gabim dje, pasi ka shumë ndryshom karakteri i Seldit nga i Erionit. Klodi thotë për Erionin, se ai i di deri ku janë limitet e lojës dhe e di se kur luan. Jona shprehet se Erionit po i rriten veshët nga këto lëvdata. Klodi thotë se ai nuk po i heq asnjë meritë Seldit, por ai është më tinzar. Mandi thotë se kur e sheh se Seldi bën një gabim, ia thotë. Klodi shprehet se ka disa karaktere që nuk kuptohen dhe ai i njeh tendencat e Seldit për ta provokuar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›