E Martë, 3 Nëntor 2026

Kikia : Beleri ka një “background” të papërshtatshëm për një zyrtar lokal. Politika nuk duhej të rriskonte me këtë kandidaturë

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në “Jetë Shqiptare” ka komentuar raportet më të fundit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë pas çështjes shumë të përfolur sikurse është ajo  e kreut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.  

Kikia tha se mungesa e një vendimi nga drejtësia shqiptare bëri që raportet mes dy vendeve të vinin në këtë pike duke u agravuar dhe më tepër.

“Është ende një çështje e nxehtë dhe vazhdon të jetë e hapur . për fat të keq drejtësia po e zvarrit procesin duke mos e mbyllur këtë histori. Askujt nuk i duhej kjo kosto dhe marrëdhëniet me Greqinë u tensionuan dhe acaruan në këtë pikë”.

Në këtë kontekst Kikia u shpreh se, “kjo është një çështje që duhet të ishte shmangur më herrët që kur u përzgjodhën kandidaturat ku unë e kam mbrojtur publikisht idenë që kjo ishte zgjedhje e gabuar, jo sepse z. Beleri i përket minoritetit grek, sepse si i tillë mund të garojë për çdo funksion administrativë dhe politik por z. Beleri ka një  “background” të papërshtatshëm për të marr funksionet e një zyrtari lokal.  Lidhur kjo me raportet e tij me drejtësinë por dhe me qëndrimet e tij ekstreme për një Himarë greke , një Himarë autonome që kishte prodhuar tension”.

Sipas tij, Është një proces që po zgjatet tej logjikës sepse nuk ka më çfarë hetimi mund të bëhet sepse zyrtari i ka konsumuar veprën penale në bazë të përgjimeve që supozohet që i ka prokuroria. Duhet të ishte një çështje që duhet të ishte përfunduar të dënohej, të mos dënohej të shpallej fajtor apo i pafajshëm por të ishte një proces që do duhet të kishte përfunduar.

Nëse z. Beleri nuk do i përkiste pakicës greke dhe të mos përfshihej historia e tij në debatin që ndodh gjithmonë me palën greke kur preket interesi i këtij komuniteti, kjo çështje sipas Kikias,  do të ishte një ngjarje e rëndomtë dhe pa vëmendje,

Por Greqia tha ai, e intensifikoi të gjithë diskursin e saj politik në raport me Shqipërin apo dhe në raport me BE kur Shqipëria priste hapjen e negociatave.

“Greqia e shndërroj çështjen Beleri në interesat e saj kombëtare dhe deklaroi hapur veton për hapjen e negociatave me Shqipëri. Politika shqiptare nuk kishte pse të rriskonte me këtë kandidaturë në zgjedhje”, përfundoi ai .

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›