Kikia: Berisha zgjodhi lavdinë, të arrestohet!

Ish-kryeministri Sali Berisha është vetëm disa orë nga mësimi se cili do të jetë fati i tij politik dhe personal, pasi do të vendoset autorizimi ose jo për heqjen e lirisë së tij.
Vendimi i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u hodh të hënën për diskutim në studion e “3D” në RTSH 1.
Anëtarët e Këshillit votuan me 6 vota pro për të autorizuar SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.
Sipas analistit Mentor Kikia, Berisha është “në mbijetesë të dëshpëruar politike”.
“Unë besoj dhe mendoj që Berisha ka arritur në fundin e tij politik. Pas shumë mundimesh e ka kuptuar edhe vetë. Mënyra më e mirë për t’u tërhequr me njëfarë nderi është që ta arrestojnë. Mund të ishte tërhequr edhe duke dorëzuar tymueset e parlamentit dhe të rikthehej në shtëpi, ku duhej të ishte më herët në bazë të ciklit të politikanit… Berisha ka dalë nga skena, thjesht mbijetesa e tij politike është një përpjekje e dëshpëruar. Berisha duket si njeriu i vetëm që po bën opozitë, por është ai nuk po e lejon opozitën të shndërrohet nga një parti opozitare në alternativë qeverisëse.
Ai me njerëzit që e mbështesnin sot me thirrjet ‘o Sali, o hero’ mund ta mbyllë në mënyrë heroike, por opozitarizmi në tërësi nuk ka licensë dhe opozitarë nuk janë vetëm ata që mbështesin Berishën dhe [Lulzim] Bashën. Numrat i ka Berisha, por numrat nuk mjaftojnë për të dalë nga gardhi i Partisë Demokratike për të shkuar në qeveri,” u shpreh z. Kikia.
/rtsh.al/