Kikia: Është e rrezikshme ndërhyrja e politikës në drejtësi por edhe më e rrezikshme është ndërhyrja e drejtësisë në politikë

Gazetari Mentor Kikia duke folur mbi dosjen hetimore “Partizani” dhe mbi akuzat e ngritura nga SPAK, u shpreh në emisionin ‘3D’ se, “ nëse do të ishte respektuar procedura asnjë nuk do politizohej.
Ashtu sikurse ndihet edhe në opinioni publik, sikurse tha Kikia, por dhe vetë pala e akuzuar do të ngrejë mbrojtjen pikërisht në këtë pikë të procedurës ligjore, sot do të ishte shmangur ky debati politik, por do prisnim që drejtësia të bënte punën e vetë.
Sipas gazetarit Kikia , ajo për të cilën nuk kemi nevojë sot është të ngatërrohet drejtësia me punët politikës ose politika me punët e drejtësisë.
“Ajo që nuk kemi nevojë sot është një drejtësi që nuk fut dorën në politikë. Mendoj se është e rrezikshme ndërhyrja e politikës në drejtësi por edhe më e rrezikshme është ndërhyrja e drejtësisë në politikë.
Sipas tij aksioni politikë është ngritur mbi këtë fakt të procedurës dhe ajo që do duhet të ishte bërë është që të ishte shmangur kjo çështje dhe ti lihej në dorë të drejtësisë.
“Duhet të ishin shmangur të gjitha ndikimet politike, sepse vetëm një instrument është ajo që ndikon në politik, vota. Aksioni politikë është ngritur mbi këtë fakt të procedurave, dhe ajo që duhet të ishte bërë të ishte shmangur dhe të ishte çështje e drejtësisë.
/rtsh.al/