E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili minatoret mund te nxirren ne fundjave

Inxhinieret qe po germojne per te arritur 33 minatoret e bllokuar thone se ata mund te shpetojne kete fundjave.

Nje prej drejtuesve te operacioneve te germimit Pedro Buttazzoni ka deklaruar se duhen edhe 160 metra per te arritur minatoret.

Me heret presidenti kilian Sebastian Pinera tha se skuadrat e shpetimit jane shume prane arritjes se objektivit.

Minatoret jane bllokuar nen toke prej dy muajsh periudha me e gjate e regjistruar ndonjehere ne incidente te tilla.

Buttazzoni ka shtuar se grupi i tij ka germuar 464 metra gure dhe se niveli i minatoreve pritet te arrihet brenda 3-4 diteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›