E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolumbi zbulohet pasuria e lordit te droges

Policia kolumbiane ka gjetur dhe sekuestruar ne nje shtepi ne Bogota 29 milione dollare dhe 17 milione euro ne para te thata.

Parate dyshohet se kane prejardhje nga droga dhe se i perkasin nje prej trafikanteve me te fuqishem Daniel Barrera i njohur ndryshe me nofken i cmenduri.

Ky sekuestrim e con ne 140 milione dollare totalin e parave te sekuestruara ne me pak se nje muaj ne Kolumbi.

Burime prane sherbimeve sekrete kane deklaruar se dyshohet se Barrera fshihet ne Venezuele dhe se kerkohet si nga drejtesia kolumbiane ashtu edhe nga ajo amerikane.

Parate e zbuluara mendohet se jane pagese e bere nga kartelet meksikane per tonelatat e kokaines qe i cmenduri u ka derguar atyre.

Duket se forcat e sigurise kane arritur te depertojne ne rrjetin e strumbullarit mbi te cilin SHBA ka vendosur nje shperblim prej 5 milione dollaresh duke realizuar sekuestrimin e katert ne me pak se nje muaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›