E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili, nesër nis operacioni në minierë

Nesër në mëngjes do të nisë operacioni për shpëtimin e 33 minatorëve të bllokuar në një minierë të Kilit rreth 700 metra nga sipërfaqja e Tokës.

Lajmin e bën të ditur inxhinieri që udhëheq punimet, Andre Sougarret, sipas të cilit, do të gërmohet me një trapan gjigand të ardhur nga Australia.

Operacioni do kërkojë 3-4 muaj dhe ky është një lajm i keq pasi gjendja e 5 minatorëve vazhdon të rëndohet pasi ata nuk pranojnë të hanë ushqim. Vrima që do të hapet do ketë një diametër 66 cm, nga e cila do dalin 33 minatorët e bllokuar që në datën 5 gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›