E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha do të fluturojë edhe në Afrikë për njohjen e Kosovës

Prishtinë, 29 gusht, NOA - Xhejms Berisha, një pilot nga Kosova me banim në Shtetet e Bashkuara, planifikon që së shpejti të niset për një fluturim të gjatë në vende të Afrikës për të nxitur njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Berisha përfundoi më herët një mision fluturimi në Amerikën Latine. Ai ndodhet në Kosovë në përpjekje për të siguruar mbështetje për misionin e tij që synon të rrisë numrin e njohjeve për pavarësinë e Kosovës.

Pak kohë më parë Xhejms Berisha ka qenë dhe në Tiranë, ndërkohë që ka vizituar mjaft shtete të botës, ku misioni i tij ka qenë njohja e pavarësisë së Kosovës.

a.k/NOA/VOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›