E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili ngrijne asetet e kompanise se minierave

Nje gjykate ne Kili ka ngrire asetet e kompanise qe zoteron minieren ku prej 50 ditesh jane bllokuar 33 minatoret.

Vendimi ishte kerkuar nga qeveria kiliene e cila do qe kompania te paguaje shpenzimet per shpetimin e minatoreve.

Kompania San Esteban ndodhej ne probleme financiare kohe perpara se te shembej tuneli i minieres se bakrit dhe arit ku kane mbetur te bllokuar punetoret.

Gjithashtu operacioni per shpetimin e tyre do te kushtoje miliona dollare te cilet do ti shtohen borxheve te kompanise. Ajo ka deklaruar se u detyrohet kreditoreve mbi 10 milione dollare.

Nje vleresuesi i eshte kerkuar qe te njoftoje kreditoret brenda nje muaji kohe pas te ciles San Esteban mund te shpalle falimentimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›