E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedi i rreme alarmi per bombe ne avion

Nuk eshte gjetur asnje sasi eksplozivi tek personi i arrestuar ne bordin e avionit pakistanez qe u ul ne Stokholm pas nje alarmi per bombe.

Lajmin e ben te ditur policia suedeze e cila ka kryer kontrolle ne te gjithe avionin dhe tek bagazhet qe ai transportonte.

Kishte qene nje grua qe i kishte telefonuar policise kanadeze teksa avioni po fluturonte nga Toronto ne Karaci duke deklaruar se nje person ne bord kishte eksploziv.

Tani personi i arrestuar duhet te pergjigjet per pergatitje te sabotimit kane deklaruar autoritetet policore suedeze.

Zedhenesi i policise se Stokholmit Kjell Lindgren ka deklaruar se pasagjeret e avionit jane evakuar ndersa personi i arrestuar eshte shoqeruar ne nje stacion policie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›