E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili, tërmeti sposton me 3 metra Concepcion. Toka tronditet edhe në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.6 u rregjistrua orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 95 kilometra nga kryeqyteti grek, Athina. Shërbimi Gjeologjik i SHBA, njofton se lëkundjet e tokës u rregjistruan në orës 4:55 sipas orës lokale (3:55 në Shqipëri), ndërkohë që një tjetër tërmet me magnitudë 4.4 u rregjistrua ditën e djeshme në Patra. Sizmiologët lokalë theksojnë se tërmetet në Greqi nuk kanë lidhje me tërmetin e një dite më parë në Turqi. Nuk ka ende të dhëna për deme materiale apo viktima nga ky tërmet.

Ndërkaq studiuesit kiliane dhe amerikanë të universitetit të Ohaios kanë publikuar përfundimet e një studimi mbi pasojat e tërmetit të fuqishëm që tronditi Kilin disa ditë më parë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se tërmeti me magnitudë 8.8 ka provokuar spostimin e qytetit Concepcion 3 metra drejt lindjes.

Po sipas studimit, është spostuar me 27.7 centimetra edhe kryeqyteti kilian Santiago, gjithmone drejt Lindjes. Tërmeti i Kilit ka qenë një ndër më të fortët të rregjistruar përgjatë një shekulli.
< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›