Peru, protesta të dhunshme të tifozëve të Universitarios

Duhej të ishte një marshim paqësor, por marshimi i qindra tifozëve peruanë, është bërë papritur i dhunshëm, ndërsa janë kontrastuar me policinë. Tifozët protestonin kundër vendimit të Federatës së Futbollit në Peru, për të skualifikuar klubin Universitario nga një kampionat lokal, për shkak se nuk ka njohur vendimin e klubeve të ligës së parë, për të nënshkruar një marrëveshje me Chilean airlines LAN Peru.
"Federata e Futbollit aprovoi skualifikimin e Universitarios dhe kjo nuk ka baza sepse rregullorja thotë: nëse nuk përdoret Lan Peru logo, atëherë klubi gjobitet dhe vetëm kaq," sqaroi një pjestar i klubit Universitario, Adolfo Paloa.
Protestuesit kanë hedhur parrulla kundër shoqërisë ajrore, e më pas janë përleshur me policinë, që ka shoqëruar marshimin e tyre që në fillim. Policia është detyruar të përdorë shkopinjtë e gomës dhe mburojat për të vënë nën kontroll turmën, ndërsa ka patur edhe të plagosur.
Eno Skarço
< I mëparshmi