Kili vijon dalja e minatoreve ne siperfaqe

Deri me tani ne siperfaqe kane dale 8 prej tyre nga 622 metra thellesi.
Mediat e te gjithe botes jane perqendruar ne zone dhe transmetojne daljen ne siperfaqe te cdo minatori. Punonjesit e galerive priten me perqafime nga te afermit drejtuesit e minieres autoritetet dhe me pas dergohen ne spital per te pare gjendjen e tyre shendetesore.
31-vjecari Florencio Avalos ishte i pari qe pa driten e diellit pas 68 ditesh pasi pershkroi me sonden Fenix per 15 minuta tunelin me diameter 53 cm te hapur nga inxhinieret. Menjehere pas daljes ne siperfaqen e tokes minatori perqafoi djalin dhe bashkeshorten si dhe presidentin Sebastian Pinera.
Gjate dites se sotme do mberrije ne vendngjarje dhe presidenti bolivian Evo Morales. Pas daljes ne siperfaqe te minatoreve te pare qindra njerez kane dale duke festuar ne rruget e Santiagos. Te njejten gje kane bere edhe kilianet para ambasades se tyre ne Uashington.