Kim : Për SHBA reforma në drejtësi mbetet prioritet!

Ambasadorja e SHBA-sa, Yuri Kim e cila ka ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, tha para gazetarëve se ky është një moment i rëndësishëm dhe se për SHBA reforma në drejtësi mbetet prioritet.
“E shoh që ka shumë teori konspirative që dua të shpjegoj veten, dua të shpjegoj pse erdha. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën dhe SPAK. Erdha për të thënë që ky është një moment i rëndësishëm. Erdha sepse ajo që është e rëndësishme në këtë tranzicion është integriteti i procesit” tha ambasadorja amerikane.
“Nuk jam këtu se për këtë duhet të votojnë ose jo, nuk ka asnjë mesazh të fshehur! SHBA është e drejtpërdrejtë me shqiptarët. Ju e dini që unë vetë nuk jam një person që i bën gjërat e buta, unë them çfarë nënkuptoj dhe nënkuptoj atë që them dhe përfaqësoj politikën e SHBA” tha më tej ambasadorja amerikane.
“Mbetet prioritet i SHBA që reforma të mund të zbatohet plotësisht, është bërë shumë përparim dhe shumë njerëz meritojnë meritë për këtë, duke filluar me qeverinë. Merita i shkon dhe opozitës dhe kritikëve që e mbajnë qeverinë të ndershme se kjo është puna e tyre” tha ambasadorja e SHBA-sa, Yuri Kim, ndërsa nga afër procesin për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
/ rtsh.al /