Berisha sulmon SPAK: Dokumenti ‘për Shkëlzenin’ i falsifikuar për të më implikuar mua dhe djalin tim

Kreu i PD-së i zgjedhur nga Rithemelimi, Sali Berisha ka reaguar për dëshminë e ish ministrit të tij të Drejtësisë, Aldo Bumçi në SPAK lidhur me një shkresë drejtuar Shkëlzen Berishës.
Berisha tha se kjo shkresë është manipulim që të implikojnë atë dhe djalin e tij. Ai akuzoi SPAK se është repart i turpshëm i Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Edhe Bumçi pas marrjes në pyetje nga SPKA tha se ajo shkresë me shkrim dore është falsifikim dhe se nuk është bërë prej tij.
“Unë e kam thënë me kohë se ky është SKAP-i i partisë. Se ky nuk ka një dosje në interes të qytetarëve. Por të thërrasësh Aldo Bumçin për një falsifikim të bërë, të faktuar që është falsifikim, vetëm se gjoja po heton Sali Berishën dhe djalin e tij. Ky është një turp kombëtar. Për atë falsifikim, Aldo Bumçi e ka çuar në prokurori. Ai ishte një manipulim me urdhër për të implikuar mua dhe djalin tim. Dihet kush e ka bërë atë falsifikim, ka dëshmitarë kush e ka bërë. Bumçi e çoi në atë kohë në prokurori. Unë them jo, se e mora vesh kush ishte. Këta e marrin tani për së dyti. E kuptoni se me çfarë merret SPAK-u? Si me qenë repart i turpshëm i Edi Ramës dhe Taulant Ballës”, tha Berisha.
Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama edhe për shkarkimin e kreut të SHISH, që sipas tij, është bërë pas dërgimit të tij për shkollim në SHBA. Berisha thotë se ky shkarkim u bë me urdhër të Ramës, i cili kërkon që të dijë çdo bashkëpunim me shërbimet partnere. Këto informacione, sipas Berishës, Rama i përdor shërbimin për të mbikëqyrur opozitën dhe veprimtarinë e saj.
“Në një akt mafioz të pashembullt shefit të SHISH të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligjin i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti dhe që mbron firmën i institucionit. Shefi i shërbimit informativ kombëtar propozohet nga kryeministri, por emërohet nga Presidenti dhe po me ligj ai iu raporton të dyve, informon që të dy. Një kryeministër sigurisht që duhet të dijë çdo aktivitet që lidhet me jetët e njerëzve. Ai duhet të dijë për çdo veprim që mund të vijë në kundërshtim me KEDNJ dhe Kushtetutën, por Shërbimi ynë Informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit, është thjeshtë mbledhës i informacionit. Ky u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere të kalojë direkt nga Edi Rama. Ai e përdor shërbimin për të mbikëqyrur opozitën dhe veprimtarinë e saj. Preokupimi im kryesor është që këtu s’ka ligj më”, tha Berisha.
/rtsh.al/