E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kim : Shmangni kandidatët e inkriminuar!… dhe kujton rastin Doshi

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka përsëritur thirrjen drejuar politikës shqiptare për të shmangur kandidatët e inkriminuar në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Por zonja Kim e ka bërë këtë në një mënyrë krejtësisht origjinale. “Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky njoftim, i bërë nga Sekretari Amerikan i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacioneve të marra. Sigurisht, votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq”, shkruan ambasadorja Kim në një postimi në Twitter, ndërsa kujton  deklaratën e DASH ku SHBA i ndaluan hyrjen në SHBA deputetit të parlamentit shqiptar Tom Doshit dhe familjarëve të tij. Në vendimin e DASH që risillet nga Kim bëhet e ditur se “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›