Basha premton dyfishimin e asistencës ekonomike për familjet në nevojë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, premton se do të angazhohet për dyfishimin e asistencës ekonomike për familjet në nevojë, nëse PD do të marrë pushtetin. Me një shënim në Twitter, Basha thotë se PD do të sjelli “shpresë të re për Shqipërinë”.
“Unë angazhohem t’u dyfishoj menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton!”, shkruan Basha.