Korçë, kanos “vjehrrën” me thikë, arrestohet 36-vjeçari
KORCE - Ka dashur të fejohej me një vajzë 22-vjeçare dhe ka përfunduar në pranga 36–vjeçari nga Bilishti. Artan Xhevdet Osmanllari është arrestuar dje pasi gjatë mesnatës duke u gdhirë data 2 korrik ka shkuar në fshatin Stropan të Devollit me destinacion shtëpinë e vajzës së re e cila jetonte vetëm me nënën e saj, F.B., 53-vjeçare.
Historia e dashurisë së çmendur e njëanshme e 36-vjeçarit ka përfunduar me arrestimin në flagrancë të tij.
Ky i fundit ndodhet në qelitë e komisariatit të Korçës dhe do të përgjigjet për veprat penale të “kanosjes”, “dhunimit të banesës” si dhe të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”. Materialet për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)