Kim Kardashian dështon sërish me photoshop-in? Foto që bëri ndjekësit të “flasin me vete”

Kim Kardashian po përballet me një tjetër “dështim të potoshopit”. Ajo po akuzohet se ka dy gishta të mëdhenj në dorë në një nga fotot e saj të festës së Krishtlindjes.
Në pamje të parë, themeluesja e Skims, duket se po shtrëngon duart së bashku ndërsa buzëqesh me vajzën North West në postimin në Instagram të shpërndarë të martën.
Megjithatë, ndjekësit e saj debatuan nëse ishte në të vërtetë kështu apo nëse Kardashian kishte rënë sërish viktimë e një pune të keqe redaktimi.
Ju si mendoni? Janë dy duart bashkë apo një photoshop i keq e ka bërë Kim Kardashian me 6 gishta./vizionplus.tv

