E Martë, 3 Nëntor 2026

Piktura në letrat e lajmeve, Ilir Paço hap në Korçë ekspozitën “Presioni i lirisë”

Moderatori Ilir Paço ka nisur turin me ekspozitën e tij “Presioni i lirisë” nga Korça, ku sjell për publikun skica të realizuara mbi fletët e lajmeve.

Kjo ekspozitë e çelur në ambientet e Galerisë së Bibliotekës sjell 35 skica me tematika të ndryshme të cilat janë realizuar nga moderatori gjatë edicioneve informative dhe ndjesitë e shkaktuara tek ai nga tekstet e zhvillimeve më të rëndësishme, vendosi t’i hedhë në letër.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në qytetin e Korçës për dy javë. Ndërsa synimi është që të hapet edhe në qytete të tjera, kryesisht ato turistike.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›