Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk përmbahen në Paris / Kapen “mat” duke shkembyer puthje pasionante

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kanë konfirmuar se vazhdon lidhja romantike mes tyre, pasi një fotografi e publikuar nga ylli televiziv i shfaq të dy duke shkëmbyer një puthje pasionante në një varkë në lumin Sena, me Kullën Eiffel të ndriçuar në sfond.
Të premten, më 25 shtator, 45-vjeçarja publikoi në Instagram disa momente nga udhëtimi i saj në Evropë, duke ndarë me ndjekësit fotografi nga Spanja, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
Postimi përfshin gjithashtu ftesat VIP të Kardashian për koncertin e Celine Dion në Paris, një darkë romantike për dy persona, si dhe një selfie të saj në një pistë garash, ku në sfond shihet Hamilton duke kaluar me një makinë garash.
Momentet e publikuara nga Kim Kardashian janë të ngjashme me ato që Lewis Hamilton kishte ndarë disa ditë më parë, duke përfshirë edhe momente nga koha e kaluar së bashku.