Çështja ‘Vlora Hyseni‘ merr vëmendje në mediat rumune / Pretendohet që është ndihmuar nga ’kolegu’ i saj rumun

Çështja e ish-kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni, ka marrë vëmendje edhe në Rumani, ku media “Realitatea PLUS” sjell në vëmendje lidhjet e pretenduara të saj me Florian Coldea, ish-numrin dy të Shërbimit Rumun të Inteligjencës (SRI).
Sipas shkrimit, Coldea ka qenë këshilltar i kryeministrit Edi Rama dhe gjatë kësaj periudhe ka punuar me Hysenin, ndërsa pretendohet se për një kohë të dy kanë ndarë edhe të njëjtën zyrë.