E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Kardashian drejt triumfit

Një deshmi e re ka dalë në dritë, lidhur me procesin e divorcit të Kim Kardashian dhe Kris Humphries.
Producenti i ''reality show'' të Kim, ka rrëfyer se është xhiruar dy herë reaksioni saj për propozimin e martesës nga Kris.

Kjo gjë paraqet problem për Kris, pasi hedhë poshtë pretendimet e tij për mashtrim nga Kim, ndërsa është një hap i madh drejt triumfit të Kardashian në këtë proces gjyqësor.

Sipas transkriptit, kur Kris i ka propozuar Kimit në "Keeping Up with the Kardashians", producenti ka thënë se Kim ishte "plotësisht e befasuar" dhe nuk ka dhënë një reagim të mirë, kështu që ajo kërkoi që të kjo pjese të xhirohet sërish.

Kjo paraqet problem të madh për Kris, pasi ai ka pretenduar se Kim, nëpërmjet mashtrimit e ka detyruar atë që të martohej. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›