Pse u largua Ermali nga "Apartamenti 2XL"?

Aktori dhe këngëtari Ermali Mamaqi, protagonist në shfaqjen komedi “Apartamenti 2XL”, pak javë më parë ka lënë spektaklin, për t’u marrë me muzikë.
Bashkëshortja e tij, Amarda Toska, ka rrëfyer për mediat shqiptare vendimin e tij, duke thënë:
“Vendime të rëndësishme të këtij lloji, unë dhe Ermali i marrim duke biseduar së bashku, kështu që për mua s’kishte ndonjë surprizë në këtë mes. Sa për kohën e lirë, më duhet të them se në fakt Ermali nuk hoqi dorë nga “2XL" për të bërë pushim, se kjo gjë nuk është në karakterin e tij. Përkundrazi, e bëri për të pasur më shumë kohë për biznesin e ri që ka çelur: studioja e regjistrimit.”
Ndërsa e pyetur nëse ajo ka menduar ndonjëherë të merret dhe vet me muzikë, ajo e ka mohuar një mundësi të tillë, duke u arsyetuar se nuk është e dhënë pas kësaj fushe, derisa është e përqendruar më shumë rreth biznesit të saj. /Indeksonline/