E Diel, 1 Nëntor 2026

Kim Kardashian me linjë veshjesh për fëmijë

Kim Kardashian po mendon të krijoj rrobe për fëmijë. Ylli televiziv është nënë e vajzës North me të dashurin Kanye West dhe nuk është e huaj në këtë fushë duke qenë se ka krijuar pjesë nga brendi i saj “Lipsy”.

Miku i saj disenjator, Lloyd Klein ka zbuluar se 32 vjeçarja po mendon të filloi seriozisht krijimin e rrobave për fëmijë.

“Jam i sigurt se ajo do të lansojë linjën e saj për foshnja”, ka thënë ai për “New York Daily News”

Disenjatori, i cili ka punuar me yje si Tyra Banks dhe Eva Longoria nuk e ka mohuar mundësinë që edhe ai të punoi një linjë mode për fëmijë.

Ndërkohë Kim gjatë shtatzënisë së saj ishte kritikuar shumë për zgjedhjen e veshjeve./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›