Kim fiton betejën ligjore me Kris

Kim Kardashian ka pasur probleme të pamohueshme me meshkujt, por një prej tyre duket ta ketë tejkaluar. Ajo ka arritur të bllokojë çasjen e Kris Humphries në shkrimet e saj personale.
Avokatja e Kim, Laura Wasser, ishte në gjykatë për të kundërshtuar kërkesën e Kris për të parë e-maile të ndryshme që Kim kishte dërguar në disa llogari të mbyllura. Seanca dëgjimore ishte planifikuar të mbahej më 2 maj, por avokati i Kris i kërkoi gjyqtarit që të mbahej sot, gjë që u refuzua nga gjykatësi.
Këtu është problemi i Kris, pasi gjyqi është menduar të fillojë më 6 maj. Edhe nëse gjyqtari urdhëron që atij t’i kthehet e drejta mbi ato e-maile, seanca dëgjimore është caktuar për 2 maj dhe Kimit i duhen 10 ditë për t’i ofruar informatat. Deri atëherë rasti i divorcit do të jetë i mbyllur.
Sipas TMZ edhe në qoftë se Kris fiton, ai sërish do të jetë humbës.
Ndryshe lojtari i NBA pohon se është mashtruar në martesën me Kim dhe kërkon që martesa 72-ditore te anulohet, ndërsa Kim mohon mashtrimin dhe dëshiron divorcin. /Indeksonline/