E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikët turq kundër skenave të nxehta

Aktorja turke Berrak Tüzünataç apo, siç e njohim ndryshe, në rolin e Bades te seriali “Ezel”, ështe zemëruar shumë per shkak te disa skenave te nxehta ne skenar.

Në një nga serialet e fundit ajo ka aktruar përkrah aktorit Engin Altan Düzyatan, i cili njëherazi është dhe i dashuri i aktores Ozge Özpirinçci (Shamikuqja). Premiera e serialit të ri duhet të shfaqej ne televizion, por pas insistimit të madh nga aktorja Berrak Tüzünataç e cila, ndonëse e ka lexuar skenarin, ka nënshkruar kontratën, ka realizuar skenat e nxehta me aktorin Engin Altan, por nuk ka pranuar që ky serial të transmetohet në ekran.

Drejtori i serialit, i tensionuar jashtë mase nga vendimi i Berrak, siç duket i është dashur që të angazhojë përsëri montazherët që të largojnë këto skena nga seriali.

Me të kuptuar se bëhet fjalë për një serial me skena të nxehta erotike, kanë reaguar edhe kritikët, të cilët kanë thënë se është turp që në një vend me orientim mysliman të trasmetohen projekte të tilla.

Edhe pse Berrat ishte shumë e guximshme gjatë xhirimeve, më në fund edhe ajo u pendua për skenat që kishte xhiruar. “Unë me të vërtetë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale në film, është njësoj sikur aktorët që vdesin nëpër filma. Ata në fakt nuk vdesin, por rolin e kanë të tillë, dhe këtu them se seks nuk ka pasur, sigurisht”, transmeton "Panorama" te kete thene Berrak, e cila kohët e fundit është shumë mediatike në Turqi, për lidhjet e saj te dashurise. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›