E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim mendonte se nuk do të kishte fëmijë

Sikur pak muaj më parë dikush do ti thoshte Kim Kardashian se do të mbetej shtatzënë, këtë gjë ajo nuk do ta besonte kurrsesi.

Në episodet e reja të, ‘Kim and Kourtney Take Maimi “ të cilat u xhiruan vetëm disa muaj më parë, bukuroshja viziton mjekun e saj personal i cili i thotë se, mundësitë që ajo të ketë fëmijë janë të pakta, për shkak të problemeve me fertilitetin.

Kjo gjë e kishte mërzitur shumë Kim madje në disa episode ajo shfaqet duke qarë e duke u frikësuar se nuk do të mund të bëhet nënë.

Kjo gjë doli të mos jetë ashtu, pasi që, tani Kim është shtatzënë më të dashurin, reperin, Kanye West dhe fëmija i tyre pritet të vijë në jetë gjatë muajit korrik të këtij viti.

Ndërkaq, Kanye së fundmi ka bërë të ditur se, fëmija i tyre që besohet të jetë djalë, do të mbahet jashtë vëmendjes së publikut madje, atë nuk do ta kemi rastin të shohim në asnjë episode të ‘Keeping Up With Kardashian’./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›