E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqiri: Opozita mund ta rrëzojë qeverinë

Ismet Beqiri, sekretar i Përgjithshëm i LDK-së është shprehur i sigurt se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, nëse sipas tij këto vota nuk vidhen.

Beiqiri ka thënë se opozita ka krijuar numrat në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë.

Ismet Beqiri në “Interaktiv” ka thënë se nëse kërkohet që të shkarkohet Jakup Krasniqi nga i pari i Kuvendit të Kosovës, LDK nuk do ta votoj një propozim të tillë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i është përgjigjur deklaratave të ministrave të PDK-së, Memli Krasniqit dhe Blerand Stavilecit.

Ismet Beqiri duke folur për Memli Krasniqin, ka thënë se është keq me i ra vetit mësysh, kurse Blerand Stavilecit i ka dëshiruar suksese për avancimin në gjuhën serbe./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›