E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim po pret binjakë

Kim Kardashian dhe Kanye West janë në pritje të binjakëve kështu të paktën thotë e ëma e Kim, kryefamiljarja Kris Jenner.

Në një intervistë dhënë së fundmi, ajo ka bërë të ditur se vajza e saj e preferuar dhe Kanye janë në pritje të dy fëmijëve.

“Them se janë binjakë” ka thënë Kris për revistën, ‘E’ duke mos dashur të zbulojë gjininë.

Kris ka thënë se Kanye preferon të ketë një djalë ndërkaq Kim një vajzë por të dy janë të lumtur pavarësisht gjinisë. Sa i përket deklaratave se Kim është në pritje të binjakëve, kjo e fundit, këtë gjë as nuk e ka pohuar e as mohuar ende./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›