Kina akuzon SHBA dhe aleatët për tensione
Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po rrisin tensionet përmes aleancave rajonale në Paqësorin-Aziatik dhe po zhvillojnë armë të reja për të mbajtur superioritetin strategjik.
Kina përballet me sfida e kërcënime të shumëfishta dhe të komplikuara thuhet në një raport qeveritar të publikuar së fundmi.
Fuqitë e mëdha po zhvillojnë me shpejtësi teknologji të reja dhe më të sofistikuara, në mënyrë që të sigurohen se ato mund të mbajnë superioritetin strategjik në konkurrencën ndërkombëtare në fushat e tilla si hapësira e jashtme dhe ajo kibernetike, thotë raporti pa cituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Disa shtete, siç shkruhet, kanë forcuar aleancën e tyre në Paqësorin Aziatik, kanë zgjeruar praninë ushtarake rajonale, dhe shpesh e tensionojnë situatën në këtë pjesë.
Raporti thotë se aleatja e SHBA-së, Japonia, po krijon probleme rreth ishujve të kontestuar Senkaku, të cilat njihen në Kinë si Diaoyu.
Ky dokument, po ashtu thekson se Armata Popullore Çlirimtare e Kinës që numëron 2.3 milion ushtarë, do të shpejtojë modernizimin e saj, dhe fuqizojë aftësitë e veta për të fituar luftërat lokale, me përdorimin e sistemeve të përparuara që bazohen në teknologjinë informative.
Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua ka lajmëruar të shtunën se tensionet e shpeshta në Azi të Amerikës mund të ngjallin mosbesim, keqkuptim dhe gjykim të gabuar në rajon.