E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina arreston familjarët e aktivistit të arratisur

Autorietet kineze kanë filluar të arrestojnë të afërmit dhe bashkëpunëtorët e aktivistit Chen Guangcheng, i cili besohet se është strehuar në ambasadën amerikane në Pekin pasi u arratis nga arresti i shtëpisë.

Disa persona që besohet se ndihmuan aktivistin e verbër që të largohej janë zhdukur ose arrestuar, ndërsa një aktivist tjetër për demokracinë, Hu Jia, është marrë në pyetje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe grupet të tjera për të drejtat e njeriut kanë shprehur prej kohësh shqetësimin e tyre në lidhje me mënyrën se si është trajtuar Chen dhe familja e tij.

Pasi vuajti një dënim 4-vjeçar pasi denoncoi skandalin e disa zyrtarëve që detyronin gra të reja të sterilizoheshin ose abortonin, Chen u vendos në vitin 2010 në arrest shtëpiak, ndërsa e bija e tij pengohej të ndiqte shkollën.

Më parë, vetë Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, kishte shprehur mbështetje për Chen dhe kishte kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Çështja e tij pritej të bisedohej në vizitën e javës së ardhshme në Kinë të Sekretares, por tashmë negociatave për lirimin duket se do t’ia lërë vendin tensioni dypalësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›