Kina e indinjuar me Washingtonin
Kina thotë se vendimi i presidentit amerikan, Barack Obama, për të takuar në Washington udhëheqësin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama, i ka penguar seriozisht marrëdhëniet mes dy vendeve.
Zyrtarët kineze thanë se takimi shkonte deri në ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.
Pekini kërkoi që SHBA ta ndërpriste mbështetjen për ato që i cilësoi si "forca separatise anti-kineze".
Ministria e jashtme kineze thirri në një takim ambasadorin amerikan në Pekin për t'iu ankuar zyrtarisht.
Në Washington pas takimit, zëdhënësi i presidentit Obama tha se ai kishte përshëndetur angazhimin e Dalai Lamës për rrugën paqësore dhe dialogun me Kinën.
Dalai Lama u tha gazetarëve se Kina duhet të respektonte mendimet e ndryshme rreth politikave të saj.
"Dëshiroj t'i them udhëheqjes kineze që t'i shqyrtojë çështjet nga një këndvështrim më i gjerë," tha ai.
"Kështu do të krijonin një ide më të drejtë për realitetin. Po ta shohësh një problem nga një kënd i vetëm, nuk e sheh të gjithin dhe qëndrimi pastaj ndaj tij bëhet jorealist. Kjo është arsyeja se pse disa politika kineze disa njerëzve u duken shumë fëmijërore," tha Dalai Lama.