E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina forcon sigurinë në rajonin ujgur

Kina ka deklaruar se ka rritur patrullat e sigurisë për të goditur grupet terroriste në rajonin e ndarë etnikisht, Xinjiang.

Deklarata pason dhunën e javës së kaluar në këtë rajon, nga e cila kanë humbur jetën të paktën 35 persona.

Agjencia shtetërore Xinhua ka cituar zyrtarët kinezë të kenë thënë se forcat e sigurisë në Xinjiang duhet të parandalojnë kërcënimet dhe të forcojnë sigurinë.

Autoritetet kineze shpesh i përshkruajnë si terrorizëm trazirat në rajon.

Xinjiang, i banuar me ujgurë myslimanë, akuzon Pekinin se imponon kufizime të shumta kundër tij.

Këtë javë shënohet përvjetori i katërt i trazirave etnike në rajon, në të cilat kanë humbur jetën rreth 200 njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›