Pakistan, 11 persona të vrarë nga shpërthimi i një bombe
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një makine bombë në Peshauar të Pakistanit.
Sipas burimeve zyrtare, shpërthimi ka plagosur edhe 20 persona të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Autoritetet thonë se në mesin e të plagosurve janë dy fëmijë dhe një grua.
Sulmi ka pasur në shënjestër një autokolonë të policisë dhe përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.