Kina fsheh vdekjen e djalit të një zyrtari

Kina mbulon vdekjen e djalit të një zyrtari të lartë. Mendohet se Ling Gu, 23 vjeç, ka qenë duke bërë “lojëra seksi” me dy femra në momentin kur vetura e tij, një Ferrari 458 Spider, doli jashtë kontrollit.
Ling Gu ishte zgjedhur anëtar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ndërsa babai i tij, Ling Jihua është një politikan i lartë në vend. Trupi i Ling thuhet se u nxor i zhveshur plotësisht nga vetura, ndërsa bashkë me të edhe dy femra. Njëra prej grave ishte plotësisht e zhveshur, ndërsa tjetra gjysmë-lakuriq.
Vdekja e 23-vjeçarit ka shkaktuar një skandal në vendin komunist. Babai i viktimës është një aleat kyç i presidentit në largim, Hu Jintao, transmeton gazeta Panorama.
Raportet nga Kina thonë se emri i Ling u ndryshua në raportin e vdekjes për të mbuluar identitetin e 23- vjeçarit. Shumë pyetje ndërkohë janë ngritur, se si ai mund të përballojë një veturë kaq të shtrenjtë sa Ferrari 458 Spider, e cila doli jashtë kontrollit në një rrugë në formën e unazës në Pekin, në orët e para të 18 marsit.
Autoritetet e censurës në Kinë thuhet se kanë bllokuar kërkimin me emrin e Ling, me qëllim që njerëzit të mos kërkojnë për vdekjen e tij.