Tërhiqet alarmi për cunami në Paqësor

Tërhiqet alarmi për cunami në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Ky alarm ishte dhënë sot, pas një tërmeti në bregdetin e Kosta-Rikës, që sipas Vëzhgimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, e kishte intensitetin 7.9 shkallë.
Alarmi për cunami ishte dhënë për Kosta-Rikën, për Panamën, Nikaraguan, El Salvadorin, Hondurasin, Meksikën, Kolumbinë, Ekuadorin, Guatemalën, Perunë dhe Kilin.
Këto vende kanë raportuar për dëme në ndërtesa dhe infrastrukturë, por nuk ka pasur viktima në njerëz.