Kina hua 20 miliarde USD per Afriken

Presidenti Hu Jintao e bëri njoftimin në fjalë në një samit të mbajtur në Pekin me liderët e ardhur nga 50 vende afrikane.
Ai tha se këstet do të mbështesin infrastrukturën, agrikulturën dhe zhvillimin e bizneseve të vogla. Lideri kinez bëri gjithashtu thirrje për më shumë bashkëpunim me vendet afrikane për çështje ndërkombëtare.
“Si vende në zhvillim, Kina dhe vendet e Afrikës duhet të punojnë më shumë së bashku për t’iu përgjigjur problemeve të tipit: i madhi i bie në qafë të voglit, i forti dominon mbi të dobëtin dhe i pasuri shtyp të varfërin”, deklaroi Jintao.
Huaja në fjalë është dyfishi i huasë që Kina premtoi për një periudhë trevjeçare në vitin 2009, kohë nga e cila Kina është bërë partneri më i madh i Afrikës në tregti.
Tregtia në fjalë arriti një rekord prej 166 miliardë dollarë në vitin 2011, shkroi në vitin 2011 ministri kinez i Tregtisë, Chen Deming në të përditshmen “China Daily”.
“Ne duam ta vazhdojmë miqësinë tonë tradicionale duke përjashtuar ndërhyrjet e jashtme dhe duke rritur mirëkuptimin dhe besimin”, shtoi më tej presidenti kinez.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon po ndjek gjithashtu punimet e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, i pesti që mbahet në vitet e fundit.