E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina kërkon armëpushim të menjëhershëm në Libi

Kina ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Libi, ku vazhdojnë bombardimet.e forcave të koalicionit të SHBA-ve dhe vendeve evropiane.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme në Pekin, Gjiang Ju, tha se Kina kërkon ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve dhe fillimin e bisedimeve për t`u dhënë fund luftimeve.

Javën e kaluar, Kina abstenoi në votimin në Këshillin e Sigurimit për rezolutën, e cila parashikon përdorimin e të "gjitha mjeteve të nevojshme" për mbrojtjen e civilëve nga sulmet e forcave të liderit libian Moamer Gadafi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›