Libi, gazetarët janë arrestuar nga trupat e Gadafit

Tre gazetarët e mediave perëndimore, përfshirë dy nga agjencia France Presse, të cilët javën e kaluar u zhdukën pa gjurmë në lindje të Libisë, janë arrestuar forcat besnike të Moamer Gadafit theksoi udhërrëfyesi i tyre Muhamed Hamed.
Për reporterin Dejvi Klark dhe fotografin Robert Shmit nga AFP, si dhe për fotografin Xho Rejdëll nga agjencia "Getty", nuk ka asnjë informatë nga mbrëmja e 18 marsit.
Klark dhe Shmit e kishin njoftuar redaksinë se do të kanë ndërmend të udhëtojnë 35 km nga qyteti Tobruk.
Hamed tha se në 19 mars ai i kishte çuar gazetarët në rrugën drejt qytetit Axhdabia, ku zhvilloheshin luftime, por në rrugë kishin hasur në konvojin e automjeteve ushtarake.
Sipas tij, katër ushtarë u kishin urdhëruar gazetarëve të dalin nga makina.