Kina kerkon bashkimin e dy Koreve

Pekin 30 nentor NOA - Kina ka bere thirrje per rivendosjen e dialogut dhe uljen e tensioneve ne gadishullin Korean. Kerkesa u be nga zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme ne Kine Hong Lei i cili shpjegoi se si ne kete kohe eshte e domosdoshme dhe e rendesishme te kthehet dialogu dhe negociatat.
Sipas dokumenteve te Wikileaks per me teper Kina do te jete e gatshme te pranojne bashkimin e dy Koreve nen drejtimin e Seul.Besojme se palet e kane marre seriozisht kete propozim dhe do te pergjigjen pozitivisht - tha zedhenesi i Departamenti Hong Lei duke e percaktuar si te domosdoshem kete takim. Te dielen Pekini u ka propozuar partnereve te saj ne bisedime per carmatimin berthamor te Phenianit per tu takuar ne Kine ne fillim te dhjetorit per te trajtuar krizen e shkaktuar nga Bombardimet e nisura nga Koreja e Veriut kunder Korese se Jugut ne ishullin e Yeongpyeong.Kerkesa per konsultime urgjente megjithate tashme eshte refuzuar nga SHBA dhe Korea e Jugut te cilat e kane pershkruar si nje operacion per marredheniet me Publikun per Korene e Veriut ndersa Japonia ka shprehur rezerva te shumta. Bisedimet gjashte-paleshe kane perfshire dhe Rusine me Korene e Veriut.
r.b/NOA