E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uke Rugova Bisedime me LDK pas zgjedhjeve

Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova qe eshte shkeputur nga LDK zhvilloi te marten nje takim me te rinj ku diskutoi mbi situaten politike.

Uke Rugova la te kuptohet se pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit ku ai do te garoje me listen e tij tashme te njohur mund te nise bisedimet me lidershipin e LDK per nje rikthim te mundshem dhe per vazhdimin e reformave.

Sic po flitet keto dite zyrtare te LDK-se kane dyert e hapura per mua personalisht une u them atyre se jam i gatshem me u kthy ne LDK dhe te vazhdojme reformat ashtu sic duhet. Pas zgjedhjeve dhe pas perkrahjes se listes se LDK-se do te krijohen kushtet per te biseduar tha Uke Rugova.

Sic raporton KosovaPress Uke Rugova do te futet ne bisedime me LDK pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit.

I pyetur se pse Lista-Ibrahim Rugova eshte pjese e AAK-se Uke Rugova tha se kjo liste ne fakt eshte pjese e LDK-se edhe pse ne KQZ eshte e regjistruar nen siglen e AAK-se Rugova tha se kjo ka ardhur si pasoje e mangesive administrative e ligjore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›