Kina kremton Ditën Kombëtare

Kina kremtoi të premten 72-vjetorin e themelimit të republikës popullore. Ceremoni të ngritjes së flamurit u organizuan në mbarë vendin, përfshirë kryeqytetin Pekin dhe rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut dhe Makaos, njofton radio e Jashtme e Kinës
Hong Kong, ceremonia e ngritjes së flamurit
Makao, ceremonia e ngritjes së flamurit
Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kong mbajti një ceremoni në Sheshin “Bauhinia e artë”, ku u ngrit flamuri kombëtar dhe flamuri i këtij rajoni, në prani të zyrtarëve qeveritarë dhe përfaqësuesve të tjerë.
Një ceremoni e ngjashme u zhvillua edhe nga qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos në sheshin “Lotusi i artë”.